Autoriteti Rrugor Shqiptar, u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve, që të bëjnë kujdes dhe të përdorin zinxhirët në disa akse rrugore të vendit, për shkak të rreshjeve te dëborës dhe ngricës që ka përfshirë vendin.
Sipas ARRSH, gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët bore në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ndërsa është punuar për shpërndarjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese. Sipas njoftimit zyrtar, në këto akse rrugore qarkullimi kryehet pa problem.
Njoftimi i ARRSH:
Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërnadrjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme
Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.