Kyriakos Mitsotakis: Zgjerimi me 12 milje në detin Jon, vetë Rama tha se është e drejta jonë

0
334
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në parlamentin grek, ditën e sotme, është duke u diskutuar për zgjerimin deri në 12 milje, në detin Jon. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka mbajtur një fjalim duke e mbrojtur këtë projekt-ligj.

Në fjalën e tij, Mitsotakis, është shprehur se; territori grek është rritur me 10% dhe se ata tashmë dominojnë në detin Jon. Gjithashtu, ai ka thënë se; Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar publikisht se zgjerimi me 12 milje në detin Jon, është e drejtë.

“Ministri i Jashtëm grek bashkëpunoi me homologun e tij shqiptar dhe tani çdo mosmarrëveshje me Tiranën do të adresohet në një gjykatë ndërkombëtare.

Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë tha se shtrirja në 12 milje detare është një e drejtë e patjetërsueshme sovrane e Athinës, duke shtuar një argument tjetër në favor të pozicionit tonë se ujërat e Mesdheut mund të bashkohen në vend që të ndajnë popujt “,  është shprehur Mitsotakis.

Kujtojmë se; ditën e djeshme, Ministri i Jashtëm grek, Dendias ka deklaruar në Parlamentin grek se; Greqia synon zgjerimin e ujrave territorial, në detin Jon dhe në Egje.

Zjarr Tv Ad