Xhelal Mziu flet me siguri: Ja sa mandate synojmë në Dibër…

0
646
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Xhelal Mziu, është caktuar si drejtues politik në qarkun e Dibrës, ku shprehet se; do të synojmë që të fitojmë, 4 mandate., duke trokitur në çdo familje dhe çdo lagje për fitore.

“Do të jemi në çdo familje dhe në çdo lagje për fitoren”, kështu është shprehur Xhelal Mziu para gazetarëve, ku tha se; do të jetë në krye të listës së PD-së në Qarkun e Dibrës. Sa i takon pyetjes së gazetarëve, nëse do të dojë të kandidojë sërish për Bashkinë e Kamzës, Mziu la të kuptohet se kjo nuk do të ndodhë.

“E vetmja ambicie e imja është maksimalizimi i votave në qarkun e Dibrës, në mënyrë që të fitojnë qytetarët shqiptarë, nuk kam asnjë peng tjetër”, është shprehur Mziu, i cili pretendon se opozita në Dibër, kërkon 4 nga 5 mandatet e mundshme në këtë qark.

“Unë duke qenë dhe vetë me origjinë nga Dibra, e di që është një qark me probleme, jam i gatshëm që të përballem me këtë sfidë duke e mundur të keqen, jam i sigurt që do ta marrë një fitore spektakolare, të njëjtë me atë që kemi marrë në vitin 2009. Ju e keni parë që grupet kanë nisur që të largohen nga skena, njësoj siç do të iki dhe kjo qeveri. Qarku i Dibrës duhet të kishte më shumë deputetë, por kjo nuk mund të zhbëhet më, tani, ne synojmë që të fitojmë 5 mandate”, ka thënë Mziu.

Zjarr Tv Ad