Xhevahir Zeneli: Çfarë kujtoni ju se punojnë shqiptarët në Amerikë? Unë kam punuar si roje

0
1315
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i humorit shumë i dashur për publikun, Xhevahir Zeneli, ka folur për jetën e tij në Amerikë, ku u shpreh se; ka punuar si roje nate. Gjithashtu, aktori ka treguar edhe disa detaje detaje rreth jetës së vet.

“Unë jam nga Luarasi i Kolonjës, fshati i mendjes nga ku kanë dalë tre mësues të mëdhenj. Madje në filmin tim të parë me regji të Vladimir Priftit, unë kisha rolin që të eleminoja mësuesin, Petro Nini Luarasi.

Unë babain e kam pasur polic, edhe një vëlla po kështu. Unë në shkollë nuk kam qenë ndonjë me mesatare të mirë.

Por kisha një kryetar Komiteti që më tha ti do shkosh në shkollë. Birçe Hasko më vonë më tha që ke qenë në fije të perit edhe mund të të flaknim jashtë’.- ka treguar aktori.

“Por unë nuk kam pasur mik, pasi unë kam qenë djalë i një polici dhe i një nëne që ishte kamariere. Në Amerikë punoja roje shkolle, por brenda javës na vodhën shkollën 5 herë”, ka thënë ai.

Në një intervistë të mëhershme, Zeneli, ka treguar punët e vështira që ka bërë gjatë kohës që jetonte në Amerikë:

“Unë kam bërë punë të ndryshme atje. Ne rrinim në një kafene ku shpërndaheshin punëtorët zakonisht, si tek “Ushtari i Panjohur”.

Dhe i bëj përshtypje njërit, ai s’më kishte parë asnjëherë në televizor, jo për faj të tij. Më shikonte që rrija mendueshëm dhe më tha:

-Di të punosh ti?

-Po i thashë.

-A di të bësh çati, më tha?

-Po, iu përgjigja. Më morën më futën në një furgon dhe na çuan në një ndërtesë. Do shtrohej një kartoserë për të mbuluar çatinë.

Hipëm lart në çati dhe kur po errej do zbrisnim. Zbritën të gjithë dhe më thanë edhe mua zbrit. Jo u thash nuk zbres dot, mu duk shumë lart. Mu duk tmerr.

Vunë shkallët ata, erdhën dy burra të shëndoshë më vunë duart si termometër dhe më zbritën. Zbrita poshtë dhe po rrija.

Erdhi sërish ai burri dhe më tha:

Të pashë më aty ku kërkon punë e di ç’do të të bëj apo jo?

Më vonë arrita në shkallën më të lartë dhe u bëra polic roje në një shkollë”-kështu është shprehur aktori i humorit Xhevahir Zeneli.

Zjarr Tv Ad