92 ditë na ndajnë nga ndryshimi i madh/ Kryemadhi akuza të forta…

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët e Zall Bastarit. Ajo tha se edhe 92 ditë na ndajnë nga ndryshimi i situatës që po kalojnë qytetarët sot.
Ajo ngriti akuza për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, teksa tha se ka zgjedhje selektive nga njësitë administrative.
Ajo që është e rëndësishme për ne të gjithë është që jo vetëm të evidentojmë problematikat, por edhe t’u japim zgjidhje atyre. Ne dhe 92 ditë na ndajnë nga gjithë ai proces që është shumë i rëndësishëm për sa i përket ndryshimit të të gjithë situatës dhe nga problemet kryesore që ka çdo qytetar. Në Tiranë ke taksat shumë të larta, kosto e jetesës është shumë e lartë, çmimi i lartë i naftës, po kështu mungesa e infrastrukturës dhe e ndihmës së shtetit, qoftë në shërbimin mjekësor, qoftë në arsim, e ndiejnë dhe banorët e Zall Bastarit. Apo edhe për urat, që bëjnë lidhjen e fshatrave dhe që garantojnë shitjen e prodhimit, apo funksionimin e një biznesi e të tjera me radhë.
Ashtu sikurse po përsëri çështja e tërmetit është kthyer në një çështje me dy standarde. Një standard tjetër është për sa i përket atyre që janë të lidhur me drejtuesin e Njësisë Administrative, Bashkinë apo një strukturë politikë, kur ndërkohë të gjithë qytetarët që në momentin që paguajnë taksa në mënyrë të barabartë, edhe shteti duhet të jetë i barabartë me ta. Ashtu sikurse përzgjedhjen selektive të banorëve të cilët kanë të bëjnë me ndërtimin apo ndihmesën për shkak të rindërtimit, duhet të jemi shumë të kujdesshëm, por edhe t’i evidentojmë, në mënyrë të tillë që ne t’u japim shansin dhe mundësinë të gjithë njerëzve për t’u përfshirë dhe për të marrë atë ndihmë që u takon nga shteti”, tha Kryemadhi.
Ajo shtoi se “një nga gjërat që ne duam është të eliminojmë konkurrencën e pandershme me mallrat e importit dhe për t’i krijuar shqiptarëve mundësinë që jo vetëm të ushqehen mirë, por të kenë mundësinë për t’u ushqyer me ushqim edhe më lirë, sepse sot kostoja e jetesës është bërë shumë e lartë. “Ushqimi me prodhimet vendase është edhe më i mirë, edhe më i shëndetshëm, por edhe më i lirë. Krijon mundësi edhe një lloj riqarkullimi të parasë tek shqiptarët. Kështu që është një nga gjërat më të mira. Unë shpresoj që të kemi mundësinë për ta realizuar këtë gjë.
Sepse edhe duke diskutuar me njerëzit, një nga problemet kryesore që kanë sot qytetarët, është mungesa e vëmendjes ndaj tyre dhe dëshira që kanë të rinjtë për t’u larguar nga Shqipëria dhe kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha, që ne duhet ta stopojmë menjëherë. Ne na duhen të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, sepse vetëm kështu ne do të kemi mundësi për ta zhvilluar vendin dhe për të konkurruar jo vetëm në aspektin e fuqisë punëtore, por edhe me vizionin dhe dëshirën e tyre”, u shpreh kryetarja e LSI.

Zjarr Tv Ad