Kryetari i PAA Duka:Ndryshimi i domosdoshëm për një Shqipëri më të mirë!

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Agrare Ambientaliste (PAA) zhvilloi këtë javë takime me strukturat e qarkut Durrës në rrethet Durrës dhe Krujë. Në këto takime, Kryetari i PAA z. Duka theksoi se: “Standardet e zgjedhjeve 2021 do të përcaktojnë fatin e Shqipërisë, drejt demokracisë perëndimore”.
Mes shumë problematikave të tjera disa janë shumë shqetësuese në qarkun e Durrësit dhe që na prekin të gjithëve ne që jetojmë në këtë qytet, gjatë takimeve me banorët u diskutuan:
Përmbytja e disa zonave në qarkun e Durrësit qoftë edhe me një rrebesh shiu është kthyer në normalitet dhe kjo vjen kryesisht nga mos-pasja e një rrjeti kanalizimesh të rregullt.
Infrastruktura rrugore qoftë edhe nëpër lagjet por sidomos në fshatrat përreth është përkeqësuar deri në degradim në vitet e fundit.
Papunësia e të rinjve të cilët me vështirësi të mëdha gjejnë vetëm punë sezonale gjatë sezonit të plazhit. Një pjesë e mirë e tyre edhe nëse nuk janë në emigrim, tashmë po lëvizin drejt kryeqytetit.
Keqmenaxhimi i fondeve të tërmetit. Shumë individë duke dhënë rryshfet po ndërtojnë shtëpi të reja pa pasur dëme, ndërsa të tjerë që në të vërtetë kanë pasur dëme të rënda akoma vazhdojnë nëpër çadra.
Ujërat e zeza – Një qytet që pretendon të jetë me tipare turistike akoma edhe në vitin 2021 vazhdon të ketë probleme shumë serioze me menaxhimin e ujërave të zeza. Sot ende nuk ka një plan të mirëfilltë që zgjidh këtë problem madhor.
Menaxhimi i mbetjeve urbane është totalisht jashtë kontrollit. Qytetarët paguajnë që plehrat të pastrohen për çdo ditë por kjo është diçka që nuk ndodh. Plehrat pastrohen një herë në dy ditë apo edhe më gjatë.
Partia Agrare Ambientaliste në mënyrë të përsëritur ka kërkuar masa paraprake në zonat me risk të lartë pikërisht për të parandaluar këto risqe dhe pasoja shkatërrimtare.
Partia Agrare Ambientaliste kërkon marrjen e masave për menaxhimin e mbeturinave urbane si dhe ndërgjegjësimin e banorëve dhe bizneseve në mënyrë që të mos shkaktojnë ndotje të mëtejshme të mjedisit.
Anëtarët, mbështetësit dhe simpatizantët e PAA duhet të punojnë fort ҫdo ditë të javës për të krijuar koalicionin e madh – koalicionin e vlerave humane.

Zjarr Tv Ad