SPAK lë në burg kryeinspektorin e inspektorin i bashkisë Kamëz

0
343
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arrestohen dy funksionarë të  bashkisë së Kamzës.Ata janë Dritan Nikolli me funksion kryeinspektor i Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Bashkia Kamëz dhe Ermal Baçi me detyrë inspektor pranë këtij institucioniAta akuzohen për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksion publik dhe shpërdorim detyre.“Shtetasi Dritan Nikolli dhe Ermal Baci, për shkak të funksionit ët tyre, kanë lejuar ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Kamëz, kundrejt përfitimit të parregullt, si dhe në disa raste të tjera të evidentuara, nuk kanë përmbushur detyrën e tyre për të konstatuar dhe proceduar për ndërtimet pa leje, megjithëse kanë patur dijeni për kryerjen e ndërtimeve pa leje për disa shtetas, veprime në kundërshtim me ligjin Nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, VKM nr.408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, si dhe Ligjin Nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme” thuhet në njoftimin e SPAK. Më 22 korrik 2020 Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit regjistroi procedimin penal, mbi bazën e akteve të referuara nga policia e Tiranës.Më 22 janar 2021, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.06, datë 22.01.2021 vendosi: Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest m,e burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasve Dritan Nikolli dhe Ermal Baci, të dyshuar për kryerjen e veprave penale ” Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 259 dhe 248 të Kodit Penal.Më 22 janar 2021 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ekzekutoi masën e sigurimit personal ndaj shtetasve Dritan Nikolli dhe Ermal Baci. Gjykata e Posaçme ka rivlerësuar masën e sigurisë “arrest me burg” për kryeinspektorin Dritan Nikolli dhe inspektorin Ermal Baçi

Zjarr Tv Ad