Ishte shpallur në kërkim ndërkomëbtar/ Arrestohet shtetasi turk në doganën e Morinës

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arrestohet në kufirin e Morinës një 59-vjeçar turk me iniciale, M.Ç, banues në Kosovë.

Ai ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni”.Arrestimi i tij u bë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, me qëllim ekstradimin drejt Turkmenistanit.Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimi drejt Turkmenistanit.Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

M.Ç, 59 vjeç, me kombësi turke, banues në Kosovë.Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar Interpol Ashgabat të Turkmenistanit, pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Turkmenistanit, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Korrupsioni”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957

Zjarr Tv Ad