Grabit farmacinë/ I kërcënon me armë lodër, hajduti u merr të gjithë xhiron ditore

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një farmaci është grabitur nga një person që ende nuk është identifikuar.

Grabitësi nën kërcënimin e një arme lodër, u ka marrë punonjësve të gjithë xhiron ditore.

Ngjarja ka ndodhur në një farmaci në bulevardin Zhan D’Ark në orët e mbrëmjes së enjte.

Hajduti ka hyrë në ambientet e farmacisë, më pas ka nxjerr një objekt në dukje armë zjarri, por që nga këqyrjet ka rezultuar armë lodër, çakmak.

Mendohet se ai ka grabitur rreth 3 milion lekë të vjetra.

Pasi ka marrë shumën e konsiderueshme hajduti ka hipur në një taksi dhe është larguan në drejtim të paditur.

Policia vijon të jetë në kërkim të tij dhe ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë përreth

Zjarr Tv Ad