Sufali, ish-Drejtoresha e Lojëra të Fatit.Para se të merrte detyrën e rëndësishme shtetërore, Sufali kishte një përvojë profesionale në kompaninë private të gazit, “GTS-Gazra Teknike Shqiptare” shpk.Shoqëria “GTS” ka administratorë në Shqipëri shtetasit italianë Giovanni Annoni dhe Matteo Fumagalli Romario.Në vitin 2014, administratorët italianë ia delegojnë kompetencat e tyre shtetasin shqiptar Besnik Halili, i cili është bashkëshort i Luneda Sufalit.
Më pas, në nëntor 2017, zonja Sufali emërohet Drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, me firmën e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ndoshta për rastësi, por paralel me progresin në karrierë të Sufalit, kompania “GTS” forcon pozitat e saj në tenderat publikë të oksigjenit mjekësor, aq sa sot ka arritur të jetë në fazë “monopoli”.
Duke filluar nga fundi i vitit 2017, që rastësisht përkon edhe me forcimin e raporteve institucionale Ogerta Manastirliu – Luneda Sufali, “GTS” merr trajtën e një kompanie “monopol”.
Në të gjithë tenderat e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat vartëse, përfshirë Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, për oksigjenin spitalor, fitues shpallet vetëm “GTS” ose e njëjta kompani, në bashkëpunim me “Messer” shpk.
Besnik Halili njihet në qarqet e politikes shqiptare dhe si i shoqi i Luneda Sufalit, ish drejtoreshë e AMLF në periudhën e sulmit të “fundit të marrëzisë” 2013-2015, sot drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, me rol aktiv dhe në përpjekjet e qeverisë për të luftuar pandeminë.