Me një administratë të Joe Biden ekziston mundësia e largimit të MEK nga Shqipëria?

0
463
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

MEK, ose e vetmja opozitë e regjimit iranian, pas tentativash të shumta të administratës republikane të presidentit Bush junior në USA, jo pa vështirësi u pranua të qëndronte në Shqipëri me arsyetimin humanitar të problematikës.

Duhet pranuar që në administratën e Trumpit ata (MEK) gjeten një mbështetje të jashtëzakonshme. Një marrëdhënie e tillë forcohej edhe më shumë nga politika agresive e vetë presidentit Donald Trump i cili rrëzoi një marrëveshje komunikimi politik të administratës së Barac Obamës me Teheranin dhe, ashpërsoi marrëdhënien e SHBA-ve me Iranin.

Thënë këto, kuptohet që një mbështetje e administratës se Trump ndaj MEK, si e vetmja opozitë ekzistuese kundër rrëgjimit islamik iranian, ishte krejt e kuptueshme nga administrata e presidentit Trump.

Në fakt, duket se një rol kyç në këto raporte të SHBA-së me opozitën iraniane të Tiranës, ka patur avokati i ish presidentit Donald Trump, i famshmi Rudy Giuliani i cili ka vizituar disa herë Tiranën i ftuar i MEK dhe i sajdisur nga Tirana e vogël.

Rudy Giuliani nuk ka munguar në të gjitha organizimet e MEK në Shqipëri e kudo gjetkë dhe, duket të ketë qenë ndërlidhësi i ngushtë i asaj administrate me muhaxhaedinët në botë dhe veçanërisht në SHBA.

Rudi Giuliani u akuzua nga Shoqata e Avokatëve të Shtetit të New York-ut që në protestat e dhunshme të organizuara në mbështetje të pretendimeve të Trumpit për zgjedhjet, kishte bashkëpunuar me komunitetin e muxhaedinëve në SHBA duke bërë që ata të ishin shumë aktivë në protestat pro Trump…

Një administratë e re në SHBA një politikë e re ndaj Iranit dhe MEK?

Parimisht administrata e Joe Biden do i rikthehet politikës së jashtme të Barac Obamës dhe këtë gjë padyshim do e bëjë dhe me Teheranin. Joe Biden, ish zv. president i Obamës ka qenë pjesë vitale e asaj politike dhe, sot president i ShBA, sigurisht do e rikthejë politikën e jashtme e Obamës më të fuqishme, po kështu me Teheranin.

Nje zhvillim i tille shume i mundshëm padyshim qe do sjelle një trajtim te ri te SHBA-se ndaj MEK e padyshim kërkesat e administrate se Joe Biden ndaj Tiranes nuk do te jene te njëjtat si te administratave republikane.

Ne këtë rast politikes te Tiranes i duhet qe te ketë një refleksion racional ne politiken e jashtme kur kemi parasysh se një vend i vogël si Shqipëria nuk nevojitet te marre role qe nuk i takon kundrejt dy vendeve te mëdha, i pari aleat strategjik dhe i dyti aspak i tille…

Cfare i sugjeron Tiranes zyrtare Lobi Shqiptar ne SHBA?

Perqasje.com kontaktoi z. Ekrem Bardha, bashke themelues i National Albanian American Council (NAAC), njeri prej aktivisteve shqiptar me me influence pranë partisë demokratike ne SHBA dhe, biznesmen shume i njohur ne SHBA, për ti marre një opinion ne lidhje me këtë argument.

Sipas Z. Bardha, “Sfidat kryesore të Trump me Bashkimin Evropian ishin tërheqja nga Marrëveshja e Parisit, çështja e tarifës doganore dhe NATO. Me Biden në detyrë, këto sfida do të zvogëlohen ndjeshëm dhe një kapitull i ri në marrëdhëniet SHBA-BE do të fillojë.

Në këtë atmosferë, me ndihmën e Uashingtonit, problemet e Shqipërisë (një listë e kushteve të vendosura nga BE) për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian mund të zgjidhen, me kusht që brigjet shqiptare të pastrohen nga trafikimi i njerëzve ilegale dhe drogës në tranzit për në Itali dhe vendet e tjera evropiane, etj.

Interesat e Shqipërisë janë të rëndësishme, nëse pritja në Tiranë e MEK ka një përfitim të rëndësishëm për vendin tonë, prania e tyre do të jetë e tolerueshme. – thote bardha duke shtuar se: “Është e rëndësishme që Shtëpia e Bardhë ta konsiderojë Shqipërinë si një entitet të pavarur ndërkombëtar brenda Bashkimit Evropian. Shqipëria nuk është një parkim dhe një vend për depozitimin dhe grumbullimin e mbetjeve të Uashingtonit.”

Duke përfituar nga shkrimi i Daniel Benaim – thote Bardha – duke sugjeruar konsiderimin e transferimit te MEK në Etiopi dhe Eritrea. gje që sipas lobistit shqiptar ne SHBA, mund të sigurojë një mundësi të artë për politikën e jashtme shqiptare.

Konkluzion

Bota po lëviz me një dinamike ta pa parashikuar ne planin gjeopolitik dhe maturia ne diplomaci sigurisht krijon premisa pozitive ne te ardhmen e vendit ne rrugën historike euro atlantike.

Me administratën e Joe Biden edhe NATO ku vendi ynë bën pjese do te jete me e fuqishme dhe eficente se sa me administratën e Donald Trump dhe këtë po e tregon qartazi konflikti Greqi – Turqi i cili nuk po negociohet ne Tirane, siç dikujt për arsye elektorale, i kish lindur dëshira aspak racionale, por ne zyrat qendrore te NATO ne Bruksel.

Sot duket se ka ardhur momenti te jemi me racional ne politiken e jashtme dhe te mbajmë shënim për te marre vendimet e duhura, pa u bere pjese e konflikteve te një vendi tjetër lidhjet me te cilin janë shume modeste…

Zjarr Tv Ad