Vangjel Tavo ironizon Ministrin Çuçi: Deputetja Braha votonte çdo ligj të Rilindjes/ Çuçi: E shoh që të paska dhembur

0
223
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ediola Braha largohet nga LSI, duke ju bashkuar Partisë Socialiste. Këtë lajm, e ka njoftuar Ministri Bledi Çuçi. Por, i shpejtë ka qenë edhe reagimi i ish-deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo, i cili ka ironizuar Ministrin Çuçi, pasi sipas Tavos, deputetja Braha prej 2 vitesh, ka qenë pjesë e shumicës, pasi votonte çdo ligj të Rilindjes.

Çuçi gjithashtu, i është përgjigjur duke u shprehur se; kjo lëvizje i ka dhembur shumë LSI-së.

“I dashur Vangjel, e shoh që të paska dhëmbur kalimi i Ediolës tek PS përderisa reagove vetëm për atë dhe nuk të bëri përshtypje kalimi këtë të shtunë i të gjithë strukturës së LSI të Lunxhërisë tek PS….. por e kuptoj pse. Gjithsesi, nuk është faji im që u katandis në këtë derexhe lista e LSI në 2017; Ediola te PS dhe ti tek PD

Miqësisht!”, ka shkruar Bledi Çuçi.

Zjarr Tv Ad