SPAK, do u drejtojë autoriteteve italiane, përsa i përket përgjimeve të dala nga klani i “ndraghetës”. Tashmë SPAK, i ka kërkuar zyrtarisht ndihmë drejtësisë italianë përsa i përket hetimeve në vendin fqinj. Me anë të kësaj shkrese, SPAK do të kërkojë akte që janë bërë publike dhe akte që nuk janë bërë publike, nga dosja hetimore e prokurorisë së Katanzaros.
Informacioni do kërkohet për çdo personazh që ka rezultuar në përgjime, apo episodë ku përmendet Shqipëria. Burime nga SPAK thonë se; këto të dhëna do vlerësohen me fakte që do verifikohen për tenderat në vendin tonë. Kërkesa për ndihmë juridike, do bëhet me procedurë të shpejt. Pas përgjigjes që do të marrin nga italia, SPAK do vendosë nëse do të nisë apo hetimet në vendin fqinj, e më pas me anë të një letër porosie, ata do kërkojnë informacion dhe prova, për personat që dyshohet se janë të përfshirë.
Në Shqipëri, dyshohet se; deri më tani janë pastruar rreth 250 milionë euro. Ndërsa, në përgjime si personi që ndihmonte italinët në pastrimin e parave dhe të fitonin tendera publikë, ka dalë një person i identifikuar si ‘Nik’. Ky person dyshohet se është biznesmeni, Besnik Halili.