Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Mbrojtes, Niko Peleshi, ndodhen në qytetin e Korçës, ku po zhvillojnë një bashkëbisedim me qytetarët.
Niko Peleshi, në fjalën e mbajtur, është shprehur se; tashmë kanë arritur në një pikë që i frymëzon për të bërë akoma më shumë. Ndër të tjera, Ministri i Mbrojtjes shton se; në 4-vjeçarin e ardhshëm, fokusi i qeverisë do të jetë ekonomia.
Gjithashtu, Peleshi ka shprehur prespektivën për qytetin e Korçës, duke e konsideruar si një qytet që i ka kapacitetet, për t’i punësuar të gjithë qytetarët.
“Është një rrugë që po e bëjmë së bashku. Një rrugë që po të kthehemi disa vite pas, shumë kush mendonte se nuk do të bëhej realitet. Kemi arritur në një pikë që na frymëzon, për të pretenduar edhe më shumë. Projekti i Korçës nuk ka përfunduar. Kemi rritur që të kemi disa sektorë që ecin shumë mirë dhe konkurrojnë me biznese që dalin edhe përtej Shqipërisë, por jemi ende larg destinacionit që është një qytet që ofron mundësi punësimi për të gjithë. Këtë 4-vjeçar do të fokusohemi të gjithë tek ekonomia”, ka thënë Ministri në fjalën e tij.