Zgjedhjet po afrojnë, ndërsa partitë politike pothuajse janë në fazën e fundit, të përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit. Por, lidhur me çështjen e zgjedhjeve, ka folur edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Spiropali, ka deklaruar në “Tv Klan” se; në Tiranë, ku ajo është bashkëdrejtuese politike e qarkut , Partia Socialiste, do të dalë me 19 ose 20 mandate, në zgjedhjet e 25 Prillit.
Ajo është shprehur e gatshme që të vërë bast, për rezultatin e PS-së në Tiranë.
Pjesë nga intervista
Elisa Spiropali: Ne kemi marrë 18 mandate në 2017-ën. Ata 11. Po nuk morëm ne 19 ose 20 mandate shënoje këtu, mbaje shënim që e kam thënë sot.
Arian Çani: Do vemë një bast?
Elisa Spiropali: Po!
Arian Çani: Me ça do e vemë bastin?
Elisa Spiropali: Nuk ka nevojë për bast se ti e ke në video këtë.
Arian Çani: Elisa thotë që vemë 20 mandate
Elisa Spiropali: Thashë 19 ose 20!
Arian Çani: Do vemë një bast Elisa?
Elisa Spiropali: PD ka marrë 11 mandate në 2017. Nëse papritur Luli nga gjumi kthehet në një snajper të vërtetë dhe ndryshon edhe emrin edhe qasjen edhe programin edhe njerëzit edhe gjithçka, mund të rriten për të na mbërritur, por jo për të na kaluar.
Arjan Curi: Edhe në të kaluarën ju kanë mundur?
Elisa Spiropali: Me të kaluarën e Ristanit?
Arjan Curi: Nuk ka rëndësi. Gruaja është o është shtatzënë ose jo. Nuk është pak shtatzënë. Edhe me 10 vota ju mundin.
Elisa Spiropali: Lulzim Bashës atëherë ia fitoi babai. Ishte babi aty dhe i vodhi.