Lulzim Basha takim me qytetarët për të prezantuar programin ekonomik…

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati, Lulzim Basha, ka nisur takimet me qytetarët, me programin ekonomik të Partisë Demokratike. Basha ishte për vizitë, tek një çift pensionistësh në Tiranë, ku ka folur edhe për programin ekonomik të PD-së. Kryedemokrati u shpreh se; njerëzit kanë nevojë për ndihmë, sepse sipas tij ekonomia është shkatërruar. Kreu demokrat shpreson se; me anë të kësaj rritjeje, mesatarja e pensioneve shqiptare, të dalë mbi mesataren e pensioneve të rajonit.

“Nevoja më e madhe është për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve, sepse ekonomia ka qenë e shkatërruar edhe më shuma. Rritja e pensioneve me programin tonë, është jo më pak se 5%. Dyfishimi, domethënë rritja sa dyfishi i inflacionit, por jo më pak se 5% në çdo rast. Tani ju vetë i bëni llogaritë, sa merrni dhe çfarë do të thotë kjo për pensionin tuaj mujor. Me këtë lloj rritje ne shpresojmë që brenda një kohe jo të gjatë, pensionet shqiptare në tërësi mesatarja e tyre të kap dhe të dalë mbi mesataren e pensioneve të rajonit. Pra, një sërë masash të cilat kanë për synim në radhë të parë të stabilizojnë, të normalizojnë dhe të rimëkëmbin ekonominë”, u shpreh Basha.

Ai u shpreh se; qeveria ka tetë vite që nuk bën asgjë, madje as pensionet nuk i ka rritur as sa norma e inflacionit. Basha tha se në datë 25 prill, nuk do të jetë fituese një qeveri e re, por edhe shqiptarët.

“Duhet t’u japim njerëzve shpresë që më 25 prill gjërat do të ndryshojnë, jo thjesht qeveria, jo thjesht të fitojë një parti apo një koalicion, por të fitojnë të gjithë shqiptarët. Ata që s’kanë bërë asgjë e keni parë sa e shpalosëm planin filluan ta sulmojnë. Pse e sulmojnë, se kishin tetë vite s’bënë asgjë madje pensionet nuk i rritën as sa norma e inflacionit se ju thashë i kam të dy prindërit pensionistë, as sa norma e inflacionit nuk i ka rritur pensionet, nuk menduan për ju”, tha Basha.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka sqaruar çdo skeptik që ka kritikuar programin ekonomik të PD. Ish-deputetja u shfaq e sigurt teksa tha se ekonomia me këtë program nuk do të ulet siç Kryeministri Edi Rama ka bërë, por do të rritet me një mesatare prej 5-5.5%. Tabaku deklaroi se paratë për programin ekonomik do sigurohen nga koncesionet.

“Ekonomia nuk do të ulet me 7.5% siç e ka bërë Edi Rama, por do të rritet mesatarisht 5-5.5%, duke patur parasysh reformat që ne do marrim. Nga ana tjetër buxheti i shtetit ofron hapësirë të jashtëzakonshme, që sot po vidhet, plus kursimet nga koncesionet dhe tenderimet janë të mjaftueshme për të përmbushur premtimet tona”, deklaroi ish-deputetja.

Ndërsa Dorian Teliti, Shefi i Kabinetit të kryetarit të PD dhe pjesë e grupit të ekspertëve që kanë punuar për programin e PD, shpjegoi në gati 30 sekonda taksën e sheshtë 9% dhe efektet e saj tek qytetarët. I pyetur se çfarë mund të përfitojë një person që ka vetëm pagën si burim të ardhurash, Teliti u shpreh se; do të fitohet më shumë para në xhep.

“Ne do të anulojmë menjëherë taksën progresive mbi pagat 13-23% dhe do të vendosim taksën e sheshtë prej vetëm 9%. Nëse rroga është 80,000 lekë të reja. Ti paguan 6,500 lekë të reja në muaj tatim mbi pagën. Me taksën e sheshtë do të paguash vetëm 4,500 lekë të reja në muaj. Më shumë para në xhepin tënd, 2,000 lekë të reja në muaj. E nëse ke makinë karburanti do të kushtojë 24 lekë për litër më lirë. Gjithashtu edhe energjia elektrike do të ulet. Dhe mos harroni, në datën 25 prill, Shqipëria fiton ekonominë”, ka deklaruar Dorian Teliti.

Zjarr Tv Ad