Spiropali rezultoi pa shtëpi, por me para cash mbi vlerën e lejuar/ Ja si reagon ajo pas publikimit të skedës së pasurisë…

0
495
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Elisa Spiropali, ka reaguar pas publikimit të skedës së pasurisë së saj. Ajo është shprehur se; i ka deklaruar të gjitha gjërat në pronësi të saj dhe i ka të gjitha brenda ligjit.

“Më kishin nxjerrë deklaratën se nuk kisha shtëpi. E ka deklaruar bashkëshorti im që në 2012. Mos u shqetësoni. Kam apartamant kam. Kam deklaruar cash-in që në 2013. Të jeni të sigurtë që kontrollohemi çdo 6 muaj. Kemi kontrolle periodike. I kam të gjitha brenda ligjit. Është deklaruar në 2013 dhe ishin kursime të shumë viteve,” ka thënë Spiropali në emisionin “Zonë e Lirë”.

Skeda e pasurisë familjare, e deklaruar nga Elisa Spiropali, për vitet 2013-2018:

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI, në vitin 2013-të, Spiropali deklaronte pasuri me vlerë 2.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018-të, pasuria e deklaruar, kap vlerën e 5.8 milionë lekëve.

Pjesa kryesore e pasurisë, përbëhet nga kursimet në cash në vlerën e 3.4 milionë lekëve, të ndjekura nga likujditetet bankare prej 1.5 milionë lekësh dhe automjete me vlerë 800 mijë lekë.

Të ardhurat familjare, për periudhën deklaruese janë 9.7 milionë lekë, nga të cilat 67% burojnë nga paga e Znj. Spiropali dhe 23% nga paga e bashkëshortit. Një zë i rëndësishëm në burimin e të ardhurave, është edhe një kontratë shitjeje e një automjeti nga bashkëshorti, që zë gati 10% të të ardhurave totale.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” qëllimin e paqartë të një kredie bankare, si dhe vlerën e lartë të kursimeve të mbajtura në gjendje cash në shtëpi.

Kredia bankare deklarohet në vitin 2017-të, nga Spiropali dhe bashkëshorti i saj, pa sqaruar qëllimin apo përdorimin e kësaj kredie.

Sa i përket kursimeve në cash, Spiropali dhe bashkëshorti i saj, zotërojnë në fund të vitit 2018-të, shumat 22 mijë euro dhe 500 mijë lekë, duke tejkaluar kufirin ligjor, të parave që mund të mbahen jashtë sistemit bankar prej, 1.5 milionë lekësh.

Spiropali dhe bashkëshorti i saj, nuk deklarojnë asnjë shtëpi në pronësi apo në përdorim.

Zjarr Tv Ad