Presidenti Ilir Meta: Peshëngritja meriton nderime të veçanta sepse ka qenë sporti, që arriti rekord botëror dhe ngriti Flamurin Kombëtar, si rrallë sporte të tjera.

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Peshëngritja meriton nderime të veçanta sepse ka qenë sporti, që arriti rekord botëror dhe ngriti Flamurin Kombëtar, si rrallë sporte të tjera.

Profesor Ferid Berberi, Hysen Cenaj, Muharrem Berisha, Myslym Myslymi dhe Leonard Toska janë pesë kampionë, rekordmenë dhe trajnerë kampionësh, një buqetë e jashtëzakonshme sportistësh të përmasave ndërkombëtare, që me kontributet dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura në një periudhë tepër të vështirë për vendin u shndërruan në model frymëzimi për peshëngritësit e rinj dhe burim krenarie për të gjithë ne.

I lumtur të vlerësoja këta sportistë e trajnerë të mëdhenj, e nëpërmjet tyre, të gjithë legjendat e peshëngritjes shqiptare, që aq shumë kontribuan, që flamuri i Shqipërisë të ngrihej në arenën ndërkombëtare me krenari.

I kemi dhënë botës shumë kampionë, por duhet ta mbështesim edhe më shumë peshëngritjen shqiptare për t’i dhënë të tjerë rekordmenë, që të ngrenë lart Flamurin Kombëtar

 

Zjarr Tv Ad