Elona Guri: Mjaft me mashtrime, zoti Kryeministër! Ti je kokë e këmbë i lidhur nga oligarkët dhe mafia

0
200
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesja politike e LSI në qarkun e Durrësit, Elona Guri, i është kthyer ashpër Kryeministrit Edi Rama, lidhur me deklaratën e këtij të fundit nga Korça se “Në Shqipëri nuk ka oligarkë”.

Në në postim në Facebook, Elona Guri i shkruan Edi Ramës, teksa i thotë “Mjaft më me mashtrime! Të gjithë shqiptarët e dinë që je i lidhur kokë e këmbë me oligarkët dhe mafian”.

Postimi i plotë në Facebook:

“Në Shqipëri nuk ka oligarkë” thotë kryeministri i kapitulluar. “Askush nuk më detyron mua dhe qeverinë të ndërmarrë hapa në dëm të interesit publik” gënjen i larguari.

Mjaft me mashtrime.

Faktet njihen fare mirë nga të gjithë shqiptarët:

Me firmën e tij dhe qeverisë së tij e gjithë Shqipëria doli për shitje: shiti detin e donte të shiste edhe kufijtë; dha me PPP të gjithë sektorët e jetës së vendit, nga portet, aeroportet, rrugët, bregdetin, lumenjtë, spitalet, arsimin, e madje edhe çmenduria e radhës në Durrës për t’i dhënë privatit edhe varrezat e qytetit, duke i zhvatur shqiptarët në emër të të gjallëve dhe të vdekurve.

PPP dhe tendera për oligarkët edhe gjatë tragjedive të mëdha si tërmeti dhe pandemia, për të mos harruar 400 milionë eurot e ineceratorëve që nuk punuan as edhe një ditë.

Ai mohon oligarkët ndërkohë që vetë është krye-oligarku.

Prej tij u larguan 400 mijë shqiptarë. Ai është autori i shpopullimit.

Ndaj edhe më prill shqiptarët do e shporrin përgjithmonë.

 

 

 

Zjarr Tv Ad