Murrizi i ashpër me politikanët: Gatuat gjellë qensh, keni qarë me lot krokodili…

0
368
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë diskutimit për ndryshimet ligjore për azilantët, deputeti Myslim Murrizi, u shpreh se; askush nuk do ta mendonte se Shqipëria, do të priste azilantë nga vende të botës së tretë. Gjithashtu, Murrizi shprehet se; mijëra qytetarë janë larguar nga vendi, në vitet 90, ndërkohë që politikanët shqiptarë, kanë vite që hanë gjellën e njëjtë.

“Askush nuk do e mendonte se Shqipëria do priste azilantë politikë nga vende të botës së tretë, që nuk aspirojnë shumë për të qëndruar në vend, por është azil trampolinë, për të kaluar nëpërmjet ‘ustallarëve’ për të kaluar në vendet e BE-së. Shqipëria ka pasur të njëjtin fat me azilantët sirianë, teksa më 1991, mijëra shqiptarë ikën drejt shteteve europiane.

Kishim eksod biblik për ne edhe më 1997. Politikanët kanë qarë me lotë krokodili. Merreni vesh më mirë se Kodi i Ndraghetas. Gatuat një gjellë qensh, me tjetërsim të votave nga partitë e vogla te partitë e mëdha e keni bashkë, edhe vilat i keni bashkë, edhe në fshatra turistikë jeni bashkë, me gjithë maskarallëkun që iu keni bërë shqiptarëve”, u shpreh Myslim Murrizi.

Zjarr Tv Ad