Nënkryetari i PD-së Edi Paloka pyet nëse Edi Rama ka marrë garanci për të përfituar azil politik në Lindje, sa kohë që po sulmon vazhdimisht BE-në dhe SHBA-në. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka shkruan se Rama mban një charter privat në Rinas për t’u larguar jashtë vendit pas zgjedhjeve të Prillit.
Paloka iu referohet deklaratave të Ramës gjatë ditës së sotme, teksa u pyet për kandidatët në zgjedhjet e Prillit, dhe nëse ata janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.
Postimi i Palokës:
Sulm BE! Sulm SHBA! A ka marre garanci Rama per azil politik ne Lindje ? Charterin privat e mban gati ne aeroportin privat te Rinasit!
Me 26 prill nuk eshte çudi qe Air Albania te kryeje fluturimin e fundit pa kthim me “pasagjerin” e saj !
Po me te tjeret qe do lere pas “dumbaba” cdo behet? Sigurisht qe atij vete kjo nuk i hyn fare ne xhep. Si gjithnje zorraxhinjte i ka perdorur dhe i ka hedhur.