Kryeministri i vendit Edi Rama, ishte i pranishëm sot në një konferencë për shtyp me temë “Ekonomia në Fokus”. Pyetja e një gazetareje e ka nervozuar Kryeministrin, që sipas të cilit, ajo po insistonte në diçka që vetë Rama, nuk e kishte thënë.
Gazetarja: Pavarësisht se u shprehët që keni ulur përqindjen e taksës progresive?
Rama: Cilën taksë progresive kemi ulur, se s’po të kuptoj?
Gazetarja: Si s’është e vërtetë sapo e shprehët z.Kryeministër, për taksën e pagës
Rama: Jo, s’është e vërtetë, e vërteta është se nuk ka ndryshuar asgjë
Gazetarja: Po, jo pra, se sapo thatë që …
Rama: Si, jo pra? Jo, s’je e saktë, ke ngrirë ti apo të ngriu figura?
Gazetarja: Jo ka ngrirë internet, unë mirë jam
Rama: Unë nuk jam për të treguar punën tënde, por mbaj shënime, mos cito persona që i ke përpara e të thonë jo, e mos insisto. Shpjegimi që u bë më parë ishte për të thënë që 23% fillon tek 1.6 por fillon te 4 milionshi, dhe s’është bërë asnjë ndryshim. Dhe ne nuk do bëjmë fare fushatë me ndryshime të tjera taksash. Por plani ynë që kemi për ndryshim nuk është për sot.