Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Shoqata Toka ka deklaruar ditën e sotme se çështjen e HEC-eve në Valbonë do ta dërgojë në gjykatën ndërkombëtare të Strazburgut.
Ky reagim vjen pasi gjykata e Tropojës vendosi të pushojë çështjen e padisë për ndërtimin e HEC-eve në lumin Valbonë.
Sipas “Shoqatës Toka”, kompania “Gener 2” vazhdon shkatërrimin e mjedisit, ndërkohë ajo shton se kompania duhej të pajisej me leje të re.
“Vendimi i sotëm në kundërshtim me ligjin. Ky vendim pason vendimet e tjera të paligjshme të gjykatës. Gener 2 po vijon shkatërrimin e mjedisit. Leja për punimet në lumin Valbonë nga firma ka përfunduar. Kompania duhej të pajisej me leje të re. Të ndiqet penalisht. Vendimi në favor të ‘Dragobia Energy’,” u shpreh ndër të tjera “Shoqata Toka” në një letër publike.