Edi Rama për të rinjtë: Shqipëria 2030, mund të fitoni më shumë se në Gjermani…

0
339
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka qenë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në një dalje publike për rikonstruksionin e Piramidës.

Gjithashtu, Kryeministri ka zbuluar detaje të platformës “Shqipëria 2030”, ku ka sjellë si shembull disa të rinj në Korçë, për të cilët u shpreh se; sot fitojnë nga 1 deri në 8 mijë euro në muaj, falë projekteve dixitale.

Ndër të tjera, Rama është shprehur se; një nga detajet e platformës “Shqipëria 2030” ka në fokus gjithë ata të rinj, të cilët dëshirojnë t’i përkushtohen punës në një ambient dixhital, nëpërmjet kompjuterit, duke u premtuar se mund të fitojnë më shumë se çdo fitonin, nëse ata do të shkonin në Gjermani.

Në Korcë janë të paktën 100 të rinj që sot fitojnë nga 1-8 mijë euro në muaj, janë komplet në botën e tyre nuk punojnë as në shtet as në privat, por thjesht kanë gjetur punë në internet dhe bëjnë shërbime për të tretë që ju sjellin të ardhura në Shqipëri dhe sot janë 2.4 mln vende pune të lira që konsiderohen si potencial i këtij momenti për shërbime të kësaj natyre për kompani që mund të jenë në fund të botës e arrihen me një klik. Jemi për duke u përgatitur të hyrë në një fazë të re. Shtrirja e rrjetit të një programi për më të rinjtë që duan të vënë në punë aftësitë e tyre për botën dixhitale për të fituar shumë më tepër se cdo fitonin nëse do shkonin në Gjermani.

Zjarr Tv Ad