Ylli Manjani: S’ka rëndësi ç’thotë Rama, por ç’thotë Kim/ Ish-ministri zbulon çfarë fshihet pas përplasjeve të fundit…

0
533
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas shfaqjes sot në publik të ambasadores Yuri Kim me Kryeministrin Edi Rama. Manjani, nisur nga përplasjet që kanë pasur ditët e fundit në distancë Kim dhe Rama, thekson edhe një herë deklaratën e tij që s’ka rëndësi ç’thotë Rama për Kim, por ç’thotë Kim për Ramën.

Manjani e quan shkejle të ligjit, pjesëmarrjen e ambasadoren Kim në këtë aktivitet, pasi sipas tij, inaugurimi i Piramidës u bë në kuadër të fushatës elektorale.

Postimi i Manjanit:

“Siç e thamë, s’ka rëndësi ç’thotë Rama për Kim, por ç’thotë Kim për Ramën. Asnjë surprizë.

Muhabeti i pastrimit të listave ishte loja.

Piramida e pushtetit është problemi. Kim është me piramidën.

Ndërkohë zonja Kim ka shkelur ligjin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë sepse ka marrë pjesë në një inagurim elektoral. Herën tjetër kur të shkojë në KQZ, të mbajë parasysh këtë shkelje të ligjit. Shkelësi i ligjit nuk mund të flasë më për zbatimin e tij.

Kryeministri duhet të ndalonte shkeljen e ligjit dhe të dënonte sjelljen e ambasadores, njësoj siç denoncoi për ndërhyrje në punët e listave.”, – ka shkruar Ylli Manjani.

Zjarr Tv Ad