Ylli Dylgjeri: Të paktën heshtni sepse situata kriminale në vend është në kuotat më të larta…

0
484
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ylli Dylgjeri, nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka shprehur indinjatën e tij, lidhur me ngjarjet të shumta në numër, që po ndodhin në vendin tonë. Dylgjeri thekson se; të paktën duhet të heshtni, jo të ngrini zërin, sepse asgjë nuk keni bërë veç keni kriminalizuar vendin.

Gjithashtu, Dylgjeri përmend forcat e rendit, që sipas tyre janë në nivelet më të larta, ku u bën thirrje që të heshtin, sepse edhe tenderat fitohet nga të fortët që janë në pushtet.

Ndër të tjera Dylgjeri shkruan se; heshtni sepse pasurive minerale të rrethit të Dibres, askush nuk po ua sheh hajrin. Heshtni për faktin se keni asgjësuar shtetin dhe institucionet, e të drejtës nëpërmjet korrupsionit. Sipas Dylgjerit, jo duhet të heshtni, por ju duhet të qepni gojën, shprehet Dylgjeri.

Postimi i potë:

Pas emisionit “Real Story”

Ulsi! Më e pakta hesht.

Pse?

Sepse vjen nga një krahinë si Dibra me tradita të shkëlqyera patriotike e që për herë të parë gjatë drejtimit Tuaj të majtë, kriminalizuat zgjedhjet deri

në krijimin e një dosje e cila ende turpëron vendin, Dibrën, dhe Ty.

Të paktën hesht se Prokuroria për zgjedhjet u shpreh: Zgjedhjet në Dibër u blenë, por u dogjën afatet!

Të paktën hesht sepse situata kriminale në vend

është në kuotat më të larta…

Të paktën hesht se besimi dhe perceptimi i opinionit publik për forcat e rendit është në nivele të padëgjuara.

Të paktën hesht se elementët kriminal bëjnë ligjin në Dibër, duke emëruar kuadrin deri në nivele të larta

dhe në institucionet europiane.

Të paktën hesht se buxheti i Dibrës ndahet nga të fortët, “tenderohet” prej tyre dhe fitohet nga ato.

Të paktën hesht se pasurive minerale të rrethit të Dibres nuk po ja sheh kërkund hajrin qytetari dibran.

Të paktën hesht se keni asgjësuar shtetin dhe institucionet e të drejtës përmes korrupsionit dhe nepotizmit në administratën qëndrore dhe lokale.

Të paktën hesht se Instituti Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studimet e Ballkanit (IFIMES) me qëndër në Slloveni që rregullisht analizon zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe Ballkan në një analizë të titulluar “2020 Albania, thotë: Edi Rama e çon Shqipërinë më afër Amerikës Latine jo BE ”.

Të paktën hesht se Ministria e Financave i ka nxjerrë shifrat; borxhi publik i kapërcen 9 mld euro, rritje krahasuar me një vit më parë.

Të paktën hesht se vegjelia po e le çdo ditë këtë vend.

Hesht Ulsi, për t’mos të thënë: qepe! kështu ka shkruar Ylli Dylgjeri.

Zjarr Tv Ad