Takimi me kreun e Asamblesë së Madhe të Turqisë, Meta: Mirënjohje për ndërtimin e 500 apartamenteve dhe për spitalin e Fierit

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas vizitën në Kuvendin e Shqipërisë, në Presidencë u ftua kreu i Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa Sentop. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta pas takimit përmes një postimi në facebook, teksa ka shprehur vlerësimiet për marrëdhëniet tradicionale, falënderoi shtetin turk për ndihmën që ka dhënë pas tërmctit dhe tashmë me ndërtimin e spitalit në Fier.

Postimi i plotë nga Presidenti Ilir Meta:

“Kënaqësi të prisja sot Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa Sentop. Vlerësova marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë dhe theksova rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike, me synim rritjen e investimeve turke në Shqipëri. Mirënjohje Turqisë mike dhe Presidentit Erdogan për solidaritetin dhe ndihmën e pakursyer të dhënë për tejkalimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe përballimin e pandemisë , veçanërisht për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmcti dhe të Spitalit të Fierit.”

 

 

Zjarr Tv Ad