Veliaj në Rrogozhinë: PS, e vetmja parti që nuk e lë vendin në baltë!

0
292
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Rrogozhina, ku zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, iu dha të rinjve dy argumente përse sipas tij nuk duhet votuar Lulzim Basha në 25 Prill: “Fjeti gjumë në 4 vjet që drejtoi Tiranën dhe braktisi 3 herë detyrën që i besuan qytetarët”. “Ai e ka kollaj të gënjejë jashtë Tirane, por në Tiranë nuk gënjen dot, sepse të gjithë e pyesin: A ke bërë ndonjë shkollë, nga themelet deri te çatia? Është e pamundur që dikush që fle, të bëjë punë. Është e pamundur dikush që s’ka bërë asgjë për Tiranën, të bëjë gjëra për Shqipërinë. Të kanë votuar për deputet, humbet zgjedhjet dhe ikën nga parlamenti. Të kanë votuar në bashki, humbet zgjedhjet dhe ikën nga Bashkia. Të kanë votuar në Këshill Bashkiak, vendos partia dhe ti ikën nga vendi i punës. A ka njeri normal që punëson 4 herë një të dështuar?!”, u shpreh Veliaj

Zjarr Tv Ad