Elisa Spiropali: Takimi i parë me Edi Ramën, vjen rrëfimi i saj…

0
330
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë një interviste në emisionin “Fitstation”, erdhi ndryshe ku tregoi fillimet në politikë, si dhe tek koha që kalon me familjen.

E pyetur se si ka qenë takimi i parë më Kryeministrin Edi Rama, Spiropali u shpreh se; ka ndodhur kur ka shkuar për të prezantuar një projekt.

‘’ Unë isha aktiviste në “Mjaft”, isha drejtore e Politikave dhe shkojmë në zyrën e kryeministrit për ta intervistuar me një ekip që do bënte një dokumentar për Shqipërinë, regjisorja ishte Austriake. Patjetër mënyra se si ai komunikonte, idetë e tij, vizioni dhe mbresa që kishte lënë si kryetar bashkie por dhe për të gjithë angazhimin e tij politikë se ishte lider i opozitës atë kohë, ishte e tëra mbresuese’’– tha Spiropali.

Spiropali, zbuloi dhe recetën që gatuan më mirë, për familjen e saj.

‘Të them që jam ndonjë eksperte gatimi nuk jam, dhe do jem e sinqertë për këtë pjesë se duket sikur gratë i bëjnë të gjitha por pastat i bëj. Është një nga gjërat që di të bëj, dhe kudo që shkoj unë porosis pasta. Duan pak kohë të bëhen por duhet të dish t’i bësh mirë jo shkel e shko, dhe mishin’’- u shpreh Ministrja Spiropali.

Gjithashtu, jo tregoi marrëdhënien që ka me ushqimin dhe sportin.

‘’ Unë nuk jam e çmendur pas sportit me thënë të drejtën, vetëm në verë praktikoj not, por edhe lëviz dhe eci shumë për shkak të punës. Unë ha gjëra që më shijojnë dhe janë të shëndetshme, nuk jam grykëse, nuk ulem të ha me orë të tëra me volum, ha shpesh dhe gjëra të vogla. Më shijojnë gjërat e fëmijërisë për shembull darka më shijon vaji ullirit apo djathi bardhë, ullinjtë, gjëra të tilla që janë fshati dhe vezët i marrim fshati nuk ndodh që ti blejmë’’– kështu është shprehur Elisa  Spiropali

Zjarr Tv Ad