Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Lidhur me ultimatumin që Ambasadorja Yuri Kim, ka dhënë për Tom doshin, që nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama.
Rama: “Një gjë dua të them, që sa herë që më pyesni për ambasadoren amerikane nuk do u jap përgjigje, pasi keni spekuluar dhe abuzuar në mënyrë më skandaloze, duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston.
Se përgjigja ime është shumë e thjeshtë dhe e qartë, nuk keni pse më vini para ambasadoren amerikane, se unë i di detyrat që kam para njerëzve. Mos ma përdorni ambasadoren si karrem që ju të bëni telenovela, jeni duke e mbushur publikun me gjëra pa lidhje fare. Ndaj do zgjedh mos të komentoj fare”.