Partia Agrare Ambientaliste – Duka: “Të përshpejtohet vaksinimi i popullatës”

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Agrare Ambientaliste, e drejtuar nga Agron Duka, shprehet se qeveria duhet që të përshpejtojë vaksinimin e popullatës, në mënyrë që të shmanget izolimi.

Përmes një deklarate për mediat, PPA thekson se kështu mund të reduktohet edhe shkalla e në popullatën shqiptare, dhe të shpëtohen jetët e njerëzve.

Deklaratë për Shtyp e PAA:

Partia Agrare Ambientaliste – Duka: “Të përshpejtohet vaksinimi i popullatës”

Që të mos vetë-izolohemi ose që të mos na izolojnë gjatë vitit 2021 duhet të eleminojmë riskun e niveleve të larta të përhapjes së virusit.

Prioritet i qeverisë duhet të jetë rritja e vaksinimit të popullatës.

Detyrimi moral dhe ligjor i individëve, biznesit dhe administratës publike është reduktimi i shkallës së infektimit duke zbatuar strikt masat parandaluese.

Duket se vaksinimi nga 70 deri 80% të popullatës është i vështirë deri në fillim të sezonit turistik.

Aktivitetet elektorale mund të rrisin shkallën e infektimeve pikërisht në fillim të sezonit.

Vaksinimi dhe parandalimi janë kritike për të shpëtuar jetë të njerëzve dhe për të mos ri-mbyllur ekonominë pasi do të rritej papunësia dhe varfëria.

 

 

Zjarr Tv Ad