Monika Kryemadhi përplaset me efektivët në Elbasan…

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim për arsimin në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, në Elbasan.

Në përfundim të këtij takimi, një grup policësh i janë afruar duke i kujtuar që; nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta,  në bazë të protokollit  të masave të marrave, duke i kujtuar që duhet të vinte maskën.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka ftuar të bëjnë detyrën e të vendosin gjobë në rast se konstatojnë shkelje.

“Ne këtu jemi 7 veta” thotë Kryemadhi  teksa iu drejtohet policëve duke thënë “vendosni gjobën”. “Merruni me bandat, pastaj ejani vini gjobat për maskat”, ka thënë Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad