Kreshnik Spahiu, në një lidhje “live” mbrëmjen e djeshme me emisionin “Open”, u shpreh se; kjo që po i bëhet sot LSI-së, iu bë dikur partisë që ai ka drejtuar vetë.
Gjithashtu, Spahiu ka ironizuar edhe premtimin e Lulzim Bashës, për të pajisur gjithë popullsinë me laptopa. Sipas Spahiut, asnjë Kryeministër në botë nuk e bën dot këtë gjë.
Kreshnik Spahiu: Mendoj se Rama ka dalë për peshkim. Kemi parasysh që para 8 vitesh, Rama erdhi me ekipin “Rilindja” sepse ishte periudha e 100 vjetorit të pavarësisë. Ajo që po i bëhet sot LSI-së, iu bë atëherë Aleancës Kuq e Zi. Kauza të sjell ose të mban në pushtet.
Sot kemi një Bashë, i cili thotë se do sjellë laptopa falas. Unë ju garantoj se nëse do pajisen me laptopa të gjithë familjet shqiptare, termi laptop do hiqet dhe do vendoset Lul Top sepse nuk ka kryeministër në botë që të pajisë gjithë popullsinë me laptopa.