Monika Kryemadhi u bën thirrje qytetarëve: Në 25 prill çojeni Edi Ramën në shtëpi…

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se në vendin tone, ka më pak punë dhe më shumë emigracion, ndërsa shtoi se gjerat po shkojnë në drejtimin e gabuar.

Kryemadhi, në rrjetet sociale shkruan se; Shqipëria nuk mund të presë deri në 2030-ën për të marrë ndihmë.

Kryetarja e LSI-së, u bën thirrje qytetarëve që në 25 prill, të çojnë Ramën në shtëpi.

Postimi i plotë:

Në 4 vitet e fundit Rama ka patur qeverinë në dorën e tij, për të qeverisur si të dinte më mirë ai. Sot ka më pak punë, më shumë emigracion dhe gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar.

Shqipëria nuk mund të presë deri në 2030-ën për të marrë ndihmë.

Në Prill 2021 dërgojeni Ramën në shtëpi dhe zgjidhni një qeveri që do të sjellë ndihmë të prekshme dhe të shpejtë.

-73 Ditë #ShqipëriaShtëpiaJuaj 🌹

Zjarr Tv Ad