Arrestimi i gjyqtares Enkeleda Hoxha në Krujë/ zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore…

0
219
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë zbardhur detaje të reja, nga arrestimet e bujshme ditën e djeshme në Krujë, ku në prangat e policisë është vënë dhe gjyqtarja, Enkeleda Hoxha.

Bëhet me dije se; sipas dosjes hetimore, një i dënuar në Vlorë është liruar me kusht, 7 muaj më parë nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha.

I dënuari vlonjat, është identifikuar si Altin Skëndaj. Ndërkaq, theksohet se në të gjithë këtë skemë korrupsioni, një tjetër person i identifikuar si Isuz Tonuzi ka luajtur rolin e sekserit.

Theksojmë që; ditën e djeshme janë arrestuar 10 persona, ndërsa 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në pranga është vendosur gjyqtarja Enkeleda Hoxha, si dhe një avokat. Ndërsa në përgjimet e SPAK, kanë rënë edhe mjekë e infermierë.

Zjarr Tv Ad