Tom Doshi ka influencë në PS? Taulant Balla: Për këtë jam përgjigjur në vitin 2015…

0
289
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Taulant Balla është pyetur lidhur me deklaratat e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim për deputetit Tom Doshi. Ndërkaq nga gazetarët është pyetur dhe nëse ky i fundit ka ndonjë influencë në Partinë Socialiste.

Sipas Ballës, komentet për këtë çështje i ka dhënë në 2015-ën, kur Tom Doshi u përjashtua nga PS, teksa shtoi se këtë pyetje t’ ja bënin kreut të PSD-së.

Unë këtë përgjigje kam dhënë në 2015 kur ish-deputeti i PS, Tom Doshi me vendim të grupit parlamentar të PS është përjashtuar dhe dua t’ju them që pyesni kryetari ne partisë së zotërisë lidhur me këtë. Për sa i përket PS-së jo vetëm që ka bërë procese të shkëlqyera të verifikimit të kandidadurave, pasi ndërmori një proces historik për t’iu dhënë vajzave dhe djemve të rinj dhe ekspertëve të fushave të ndryshme që kontributin e tyre për Shqipërinë ta japin përmes përfshirjes në listat e kandidatëve për deputetë të ekipit fitues. Përgjigja e Edi Ramës si kreu i PS, e imja si sekretari i përgjithshëm është brenda strukturave të PS. Në selinë e PS në 2015 ka hyrë dhe Ilir Meta, Petrit Vasili dhe Shpëtim Idrizi, nuk hyj fare në këto diskutime. Sot PS kandidon në zgjedhjet e vitit 2021 pa asnjë aleancë me asnjë parti. E vetmja aleancë janë qytetarët, me të cilët kemi ndërtuar një raport bashkëqeverisje.
Ne do të kemi shumë shpejt gati programin tonë të Shqipërisë 2013 me një plan afatshkurtër, 2021-2025 po me objektiva të qarta. Ne jemi në rrugën e duhur për të garantuar një qeverisje të qëndrueshme dhe për të garantuar marrëdhënien tonë kontraktuale me njerëzit e zakonshëm. Për të tjerat pyesni partitë e tjera.”, është shprehur Taulant Balla.

Zjarr Tv Ad