Petrit Vasili :”Edi Rama nuk foli asnje fjale te vetme nuk mori asnje mase dhe i la shqiptaret vetem ne diten e hallit”

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me situatën e shkaktuar nga moti i keq, ku i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e dëborës.

Vasili e cilësoi demagog Ramën, dhe sipas tij nuk ka marrë asnjë masë për zhbllokimin e situatës.

REAGIMI I VASILIT: 

Debora dhe Rama dje e sot, si nje diarre demagogjie pa sherim!
Dje dhe pikerisht ne 14 shkurt 2012, ne kohen e emergjences se debores se atehershme Edi Rama ne opozite mbante kete fjalim:

“Dje ne pamë nga mëngjesi në darkë një shfaqje shurdhërie me zë e me figurë dhe aktor protagonist kryeministrin. I cili e harroi Shqipërinë që digjet nën dëborë dhe u kreh me orë të tëra në ekranin e televizorit.

Telefonatat në selinë tonë nuk rreshtin. Vijnë nga komuna e fshatra të izoluar që kërkojnë ndihmë. Kërkojnë ushqim. Kërkojnë dikë që t’i ndihmojë të nxjerrin të sëmurët nga ferri i dëborës për t’i çuar në spital. Kërkojnë shtetin që shfaqet me fadroma pa karburant. Me ministra pa axhendë. Me forca pa plan.

Dhe zhduket sapo zhduken kamerat që e filmojnë në vizitat e veta propagandistike.” deklaronte Edi Rama ne vitin 2012

Dhe shtonte po ky Rama ne vitin 2012:

“Qeveria duhet të dëgjojë. Shurdhëria nuk është plan, po kosto që rritet nëse qeveria zgjedh të mbyllë veshët e të hapë vetëm gojën për të sulmuar opozitën”.
Sot pikerisht ne shkurt 2021 demagogu i shplare Edi Rama ndenji tre ore ne TV foli per turizmin e Tiranes, shau opoziten foli per bukurite imagjinare te rilindjes urbane dhe te gjithe idiotesirat e botes nderkohe, qe e gjithe Shqiperia ishte bllokuar nga bora, por demagogu kryeminister Edi Rama nuk foli asnje fjale te vetme nuk mori asnje mase dhe i la shqiptaret vetem ne diten e hallit.

Dhe kush pa, i njejti demagog Edi Rama, qe dje akuzonte kryeministrin e kohes per daljen ne TV sot u shtri tre ore para mediave duke leshuar pa fund jashteqitje propagandistike.
Filmimet mbi borepastruese etj gomarlleqe propagandistike shqiptaret i pane dje nga po i njejti Edi Rama qe 9 vjet me pare leshone diarrete e tij demagogjike per filmimet e qeverise se kohes.

Njerezit u dergjen me ore te tera ne rruget e bllokuara nga bora, nderkohe demagogu i kriminalizuar foli vetem sot me Video per Shen Valentinin. Edi Rama eshte thjesht nje demagog parazit, qe nuk di te bej asgje tjeter, nje i paafte, pa asnje plan, pa logjistike, me ministra idioter pra me zero qeveri.

Gjithshka me siper e provon pa asnje ekuivok kete demagogji te tij. Hiqini demagogjine dhe sejmenet mediatike shpineperkulur dhe nga Edi Rama nuk mbetet asgje… behet hi.

 

Zjarr Tv Ad