Flet avokati i mjekut Prifti :”SPAK mund të ngrinte edhe akuzë për vrasje / Paratë e pastruara ndodhen në bankë, jo në shtëpi “

0
445
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i mjekut Edvin Prifti, Henrik Ligori teksa e quajtur të padrejtë vendimin e Gjykatës së Posacme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për arrestimin e kardiologut dhe shtimin e akuzës për “pastrim parash”, tha se kjo vepër penale është thjesht një hipotezë që ka ngritur Prokuroria.

Ndërsa ka bërë edhe ironi, kur tha se SPAK mund të ngrinte edhe akuzë për vrasje.

I pyetur se pse i mbante në shtëpi paratë mjeku Prifti, avokati u përgjigj: “Sepse kishte bërë një kontratë shit-blerje më 23 dhjetor 2012 personi që do blinte pronën i dha paratë, por nuk i kishte futur ende në kanalet bankare”.

A mund të na shpjegoni arsyen pse mbante shumë kaq të madhe parash në banesën e tij?

Sepse kishte bërë një kontratë në datën 23 dhjetor 2012, personi që bleu pronën apo premtoi që do blinte pronën pagoi një shumë të tillë e nuk kishte mundësitë ti kalonte ato përmes kanaleve bankare. Fakti që këto para mbahen në shtëpi nuk është fakt i paligjshëm penal, ne na bëri përshtypje edhe fakti që bëhen gjykime morale pse ky njeri i mban këto lekë në shtëpi.
Zoti Prifti nuk është një person të cilin ligji e detyron të deklarojë pasurinë, kështu që nuk ka asnjë shkelje të ligjit nëse paratë i mban kesh apo në bankë.

SPAK shtoi dhe një akuzë tjetër, atë të pastrimit të parave.

SPAK mund të shtonte edhe veprën penale të vrasjes e të kërkonte të arrestohej edhe për vrasje.

Për cfarë arsye?

Po mund ta bënte sic e bëri dhe për pastrim parash, ku janë këto paratë e pastruara? Paratë e pastruara ndodhen në bankë, jo në shtëpi. Nëse prokuroria ngre hipotezën që këto para që ai kishte në shtëpi do i pastronte, është një pastrim që do ndodhte në të ardhmen, pra e penalizon me idenë e një krimi të cilin mundohet ta marrë me mend se nuk ka asnjë shfaqje materiale të kësaj ideje për të pastruar para

 

 

Zjarr Tv Ad