Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Situata paraqitet mjaft problematike në Qafë-Thanë për shkak të kushteve të vështira të motit, ku qytetarët kanë mbetur të bllokuar me orë të tëra.
Radha shkon mbi 2 kilometra, duke e bërë situatën mjaft problematike, duke qenë se automjetet nuk po lëvizin për orë të tëra.
Sipas burimeve, qytetarët janë të bllokuar në rrugë që nga ora 13:30, ndërkohë ata denoncojnë se askush nuk i ka shkuar në ndihmë, madje as borëpastruesja.
Shqipëria është përfshirë në orët e fundit nga kushte të motit tepër të vështira. Problematika janë shfaqur në të gjithë vendin.