Zyrtarisht Rusia ka deklaruar mbi 79 mijë vdekje humbje jete që lidhen me virusin, megjithatë kjo është vërtetuar se është një gënjeshtër, pasi të dhënat e reja tregojnë se shifra është mbi 480 mijë.
Kur gazeta ruse Novaya Gazeta, në muajin maj 2020 kishte shkruar se shkalla e vdekshmërisë nga virusi në Moskë ishte tre herë më e lartë sesa një vit më herët, lajmi u përhap ndërkombëtarisht. Në atë kohë, Ministria e Jashtme Ruse e quajti informacionin “spekulim anti-rus”.
Tani gazeta e pavarur ruse Meduza, raporton të dhënat më të larta nga ato zyrtare që lidhen me realitetin.
Shifrat zyrtare të Rusisë për numrin e të vdekurve gjatë pandemisë vijnë nga autoriteti i Rospotrebnadzor dhe aktualisht janë mbi 79 mijë humbje jete. Sidoqoftë, Instituti rus i Statistikave thotë se kishte 358 mijë humbje jete më shumë në vitin 2020, krahasuar me vdekjet mesatare nga dy vitet e fundit.