Deputeti Selami Jenisheri, ka bërë një propozim në Kuvend, që gjatë zgjedhjeve të pajtohen detektivë private, për të garantuar mbarëvajtjen e procesit. Gjithashtu, ai u shpreh se; gjyqtarja e Krujës nuk do të dënohet për dënime të padrejta, në rast se nuk i gjenden paratë që ka marrë në formë ryshfeti.
“Shqiptarët nuk janë budallenj sa mos me e ditur këtë gjë. Pse nuk marrim detektivë privatë për të mbikqyrur zgjedhjet e 25 Prillit. Zgjedhjet demokratike të vërteta janë kur të kemi ligjin e referendumit. Dhe kur gjyqtari merr një vendim të padrejtë ai do të dënohet.
Gjyqtarja e Krujës, a mundet me e dënuar prokuroria për vendimin e padrejtë. Absolutisht. Nëse ka marrë paret po. Por për dënimet e padrejtë të asaj dhe shoqeve të veta asnjeri nuk do dënohet. Mos u bëni. Ajo thirrje që kam për opozitën: Të bojkotojmë parlamentin”, është shprehur Selami Jenisheri.