Elisa Spiropali: Në mandatin e tretë do ta bëjmë Shqipërinë vend modern me aeroporte të reja…

0
641
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Ministrja për Marrëdhëniet për Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se; gjatë mandatit të tretë të Partisë Socialiste, vendi do të kthehet në një vend modern, ku gjithashtu do të ketë dhe aeroportet e reja.

“Në mandatin e tretë Shqipëria do bëhet vend modern me aeroporte të reja.  Për të përballur krizën e pandemisë dhe tërmetit duhet të rrisnim hapësirën fiskale. Duhet të rriten edhe shpenzimet”, ka thënë Elisa Spiropali.

Në një intervistë për ABCNeës, Spiropali tha se; Partia Demokratike, flet me ëndrra dhe mashtrime duke premtuar vende të reja pune, si dhe ulje të taksave pa treguar se ku do i gjejë lekët.

“Ne punët i mbarojmë. Është fakt në çdo bashki dhe kudo ku kemi drejtuar kanë ndodhur transformime serioze. Nuk merremi me ata por meqë kanë prezantuar një program me ëndrra dhe mashtrime sepse bëhet fjalë për ulje taksa dyfishim rrogash, pa prezantuar asnjë mënyrë se si do gjenden paratë. Ne shkojmë punojmë, shohim shtëpitë dhe shkollat e reja. Bëjmë punët që ata nuk i kanë bërë. Ne nuk merremi fare me ta.

Dje isha në Bathore në takim dhe më thanë banorët që ka ardhur përfaqësuesi politik dhe kishte thënë do merrni nga 650 mijë lekë. Nuk mund t’i gënjesh njerëzit.”- kështu është shprehur Elisa Spiropali.

Zjarr Tv Ad