Kurti, pro bashkimit me Shqipërinë

0
148
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Albin Kurti është pro idesë së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë nëse do të hidhej në referendum.Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Euronews, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tha se për ta hedhur këtë hap duhet së pari të ndryshohet kushtetuta e vendit të tij, pasi tani ajo nuk e lejon bashkimin me një shtet tjetër sovran.“Ende nuk kemi ligj për referendumet në Kosovë, por dy referendume mes shtetit tonë dhe Shqipërisë do ta zgjidhnin një gjë të tillë. Sapo të forcohej shteti i Kosovës, në mënyrë paqësore dhe demokratike, mendoj se unë do të votoja pro.”Vetëvendosja fitoi zgjedhjet të dielën duke marrë votën e gati gjysmës së votuesve kosovarë, teksa këta të fundit ndëshkuan dy partitë më me histori, si LDK-ja dhe PDK-ja.Kurti megjithatë pranoi se shumica parlamentare që ai pritet të kryesojë do të ketë nevojën e partive të tjera për të qëndruar në pushtet, siç janë edhe deputetët serbë.“Kemi plan të zgjedhim kryetarin e parlamentit, qeverinë e re dhe presidentin e ri. Na duhet dy e treta e deputetëve. Partitë e tjera nuk do i ndihmonte bojkotimi i procesit apo vajtja në zgjedhje të reja, sepse në raundin tjetër mendoj se ato mund të zhdukeshin fare nga politika.”Kurti theksoi se pandemia është një nga sfidat urgjente që qeveria e tij do të përpiqet të adresojë nëpërmjet vaksinimit.Ish-kryeministri tha se Prishtina nuk do të kërkojë dhe as do të marrë vaksina nga Serbia po t’i ofrohen.Ai gjithashtu shtoi se dialogu me Beogradin duhet të vazhdojë vetëm nëse është në interesin e vendit, gjithmonë me bindjen se ishte Serbia që kreu gjenocid ndër shqiptarë.

Zjarr Tv Ad