Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale. Manjani shkruan se shprehja “fajin e ka Luli”, është justifikim për të gjithë ata që flirtojnë me pushtetin.
Manjani rendit edhe disa përkufizime të tjera të kësaj shprehje, aq të përdorur nga qeveria Rama. Gjithashtu, Manjani shprehet se; nëse Basha nuk vjen në qeveri, mund të jetë humbje për karrierën e tij, por zgjatja e jetës së një pushteti monist është përgjegjësia dhe kostoja jonë.
Postimi:
“Pushteti buron nga vota, jo nga Luli.
Shprehja “fajin e ka Luli”, është:
- Justifikim për të gjithë ata që flirtojnë me pushtetin.
- Paburrni e të gjithë atyre që rrefuzojnë të përballen e pushtetin.
- Hile e të gjithë atyre që flejnë me “mullixhiun” e Surrelit.
- Papërgjegjshmëri e të gjithë atyre që nuk shohin momentin më të vështirë që po kalon sistemi demokratik në vend.
- Dorëzim pa kushte ose për një thes miell ndaj arrogancës që sundon.
Asnjë nga këto që shprehen me fajsinë e Lulit, nuk thonë se çfarë do bënin më mirë nëse do ishin në vend të Tij. Vetëm thonë se ai e ka fajin.
Pra janë edhe pa argument e të pa sinqertë…
Nejse, po mua nuk më intereson aspak përgjegjësia apo fajsia e Lulit, sepse pushteti buron nga vota.
Nëse njerëzia votën e japin qesim, me hilé, në paburrni, me lek(apo miell) pse ka faj Luli?!
Nëse njerëzia duan dhe zgjedhin komunizmin dhe jo tregun; dajakun dhe jo lirinë; propagandën dhe jo fjalën e lirë; lindjen dhe jo perëndimin, nuk e kuptoj e as më intereson më “faji” i Lulit.
Nuk të ka faj askush pse e hedh votën ti sipas qejfit, o njeri!!!
Rregulli e do që Luli të shpallet “fajtor” kur dështon në qeverisje dhe jo kur nuk votohet për ta marrë atë.
Nëse Ai nuk vjen në qeveri mund të jetë humbje për karrierën e tij, por zgjatja e jetës së një pushteti monist është përgjegjësia dhe kosto e jonë.
E në këtë pikë sna ka faj më askush.” – ka shkruar Ylli Manjani.