Në zgjedhjet e 25 prillit, qytetarët mund të votojnë  edhe me pasaportë biometrike

0
171
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në zgjedhjet e 25 prillit, qytetarët shqiptarë do të mund të votojnë me kartë identiteti por edhe me pasaportë biometrike. Ky lajm u bë i ditur sot, pasi disa javë më parë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pati deklaruar se në qendrat e votimit do të shkohej vetëm më karta identiteti. Ka qenë zëvendës ministrja e Romina Kuko, ajo që tha sot se shqiptarët do të mund të votojnë edhe me pasaportat biometrike. Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë Ministrinë e Brendshme të që të kthehet një hap pas, por kujtojmë se dy ditë më parë Opozita e Bashkuar i bëri një kërkesë zyrtare ministrit Bledi Çuçi për shtyrjen e aftit të vlefshmërisë së kartave të skaduara të qytetarëve. Sipas të dhënave të fundit të bëra publike, më shumë se 1 milion shqiptar nuk do të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit për shkak se mjeti i tyre i identifikimit ka skaduar apo do të skadojë. Sa i përket qytetarëve, që kanë vetëm kartë identiteti dhe jo pasaportë, Ministria e Brendshme bëri të ditur, se sportelet e kompanisë Aleat do jenë të hapura edhe në fundjavë, ku u bën thirrje qytetarëve që të aplikojnë për rinovimin e ID të tyre.

Zjarr Tv Ad