Lulzim Basha: Do hapim vende pune me paga dinjitoze/ Shqiptarët do dalin jashtë vendit si turistë jo për t’u arratisur

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha, pas takimit me komisioneren e BE për punët e brendshme, Ylva Johansson, deklaroi se ka marrë prej saj, garanci për bashkëpunim pas 25 Prillit. Duke folur për mediat jashtë selisë blu, Basha u shpreh se; ka bashkëpunuar me të edhe në kohën kur ishte Ministër i Jashtëm, për heqjen e vizave për shqiptarët.

Ai theksoi se pas 25 Prillit, shqiptarët do të kenë paga dinjitoze dhe çeljen e negociatave, që do të vijë nga qeveria e drejtuar prej tij nuk do e shohin si mundësi për arratisje, por si mundësi për të dalë jashtë vendit, për të vizituar vende të reja dhe të afërmit e tyre.

 “Pata kënaqësinë të pres komisioneren për punët e brendshme të BE në një kohë sfidash për BE dhe Shqipërinë. E njoha për luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe planin tonë anti-mafia. Me komisionineren për punët e brendshme të BE kamë bashkëpunuar kur hoqëm vizat për qytetarët shqiptarë dhe kujtuam që bashkëpunimi e atëhershëm për të mirat që gëzojnë sot shqiptarët sollën diçka të paimagjinueshme para 11 vitesh.

 Është detyra e qeverisë pas 25 prillit dhe vullneti im drejt përmbushjes së kushteve për hapjen e negociatave. Angazhimi për t’i përmbushur këto kushte do sjellë përmirësim real në jetën e shqiptarëve. Në kuptimin e klimës së biznesit që do të përmirësohen. Për të hapur vende pune me paga të larta për të ndalur emigracionin masiv që rinia të gëzojë edhe mundësinë për të dalë jashtë dhe paga dinjitoze në vendin e vet.

Që të dalin jashtë për vizita dhe jo për t’u arratisur nga vendi. Mora garancinë e komisioneres për të ndihmuar Shqipërinë. Më 25 Prill shqiptarët do të kenë një vullnet të ri politik. Para 10 vitesh hoqëm vizat dhe futëm vendin në NATO dhe do bëjmë të mundur që shqiptarët të gëzojnë futjen në BE si vendet e tjera të rajonit”, u shpreh Basha.

Zjarr Tv Ad