62-vjeçari që jeton prej 8 vitesh në makinën e tij në Fier/ I vetëm dhe i braktisur nga fëmijët…

0
714
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për 62-vjeçarin braktisur nga fëmijët, makina është e vetmja strehë.

Enver Hodaj, prej 13 vitesh jeton si endacak, pasi nuk ka një shtëpi ku mund të strehohet. Ai ka 8 vjet që fle në makinë, pavarësisht të ftohtit në dimër apo të nxehtit në verë. Ditën e përdor si taksi, për të nxjerrë bukën e gojës dhe natën si shtëpi.

Me shtëpinë e tij lëvizëse, Veri siç e njohin të gjithë, ngryset ku ta zërë nata. Në kushtet e pandemisë, masat mbrojtëse të 62-vjeçarit, janë një qese detergjent dhe një bidon me ujë, ndërsa për higjienën personale i shërben uji i lumit Vjosë.

Ai ka 4 fëmijë, të cilët nuk i ka parë që prej 13 vitesh, pas divorcit me ish-bashkëshorten e tij. Ata jetojnë në Itali dhe Gjermani dhe gjatë kësaj periudhe, nuk kanë komunikuar asnjëherë me të atin.

I braktisur nga të gjithë, 62-vjeçari çdo ditë ai e nis me shpresën se dikush, do ta ndihmojë për të patur një strehë mbi krye.

Zjarr Tv Ad