Nis vaksinimi edhe në Elbasan/ Të parët e marrin dozën mjekët e Urgjencës…

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në qytetin e Elbasanit, ka nisur procesi i vaksinimit, ku ka qenë i pranishëm sot dhe Kryeministri Edi Rama, i cili ka preferuar që të mos ketë asnjë komunikim me mediat e pranishme. Në Elbasan, janë dërguar 300 doza ndërkohë që vaksinimi ka nisur fillimisht me stafin e urgjencës së spitalit. Pra në total, me dozat që janë çuar mund të vaksinohen në total 150 persona, pasi tashmë e dimë që të jetë efektive, Pfizer duhet të aplikohet në dy doza.

Ministrja Ogerta Manastirliu, e pyetur nga gazetarja Entela Duka, nëse 300 doza janë të mjaftueshme, ajo është shprehur se; kjo është vetëm për nisjen e procesit, pasi do të mbërrijnë dhe doza të tjera.

“I gjithë procesi i vaksninimit nis edhe në spitalin rajonal të Elbasanit, sot ka nisur me stafin e Urgjencës. Gjatë marsit ne synojmë që të vaksinojmë të gjithë mjekët dhe infermierët, dhe më pas ta shtrijmë procesin për të gjithë personat mbi 80 vjeç”, ka thënë Manastirliu.

Me marrjen e 7200 dozave të vaksinës nga Pfizer, qeveria Rama i ka shpërndarë nga pak në shumë qytete, për të krijuar idenë se procesi është duke ecur, kur në fakt ritmet janë tejet të ngadalta. Qeveria e ka shtyrë vazhdimisht afatin se kur do të mbërrijnë reth 40 mijë doza vaksine, që ishin parashikuar fillimisht brenda shkurtit dhe tashmë thuhet se do të mbërrijnë brenda Marsit.

Përveç Tiranës, doza të papërfillshme janë shpërndarë dhe në Shkodër, Vlorë, Gjirokastërm, Fier dhe tashmë edhe në Elbasan, ndërkohë që nesër pritet të vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç.

Zjarr Tv Ad