SHBA urdhëron sanksione mbi Rusinë

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Administrata e presidentit të ri amerikan Joe Biden deklaroi që do të vendoste sanksione mbi anijet dhe kompanitë ruse që ndihmojnë në përfundimin e gazsjedhësit Nord Stream 2. Në raportin e lëshuar nga departamenti i shtetit amerikan u identifikua anija ruse Fortuna dhe kompania e saj, KVT-RUS, për t’u caktuar për sanksione ekonomike sipas një ligji të miratuar në Janar për të parandaluar përfundimin e tubacionit gazsjedhës Rusi-Gjermani i njohur si Nord Stream 2.

Projekti është mbrojtur nga politika gjermane e cila e quan gazsjedhësin një investim tregtar që do të sigurojë një furnizim të qendureshëm dhe të lirë të energjisë. Por pjesa e tjetër e Bashkimit Europian e kundërshtoi ashpër këtë projekt duke thënë që kjo do e linte Europën në një pozicionin më të dobët dhe të varur ndaj gazit rus. Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim praktikisht në konferencën e sigurisë së Mynihut dhe në të cilën ai u zotua të tregonte i vendosur kundër Rusisë dhe të forconte aleancën transatlantike. Joe Bideni dhe administrata e tij morrën vendimin të vendosin sanksione mbi çdo kompani që ndihmon në përfundimin e Nord Stream 2, duke përfshirë firmat që sigurojnë ose çertifikojnë tubacionin.

Për momentin administrata e Biden’it nuk ka imponuar sanksione mbi kompanitë gjermane por ka paralajmëruar që ato nuk do të përjashtohen nëse nuk e ndalojnë ndërtimin e tubacionit.

Zjarr Tv Ad