30 vjet më parë Tirana hodhi shtatoren e diktatorit. Rreth 200 mijë qytetarë u bënë protagonistë në sheshin Skënderbej.
Autoritetet shtetërore e cilësuan “akt vandalizmi” dhe arrestuan 300 protestues, nisur nga pamjet filmike të Sigurimit të Shtetit.
Mirënjohje përjetë 900 studentëve e profesorëve që hynë në grevë më 18 shkurt 1991!
Mirënjohje protagonistëve Ardian Heta, Indrit Suka, Astrit Hatellari dhe Xhovalin Çokani për guximin e tyre të jashtëzakonshëm! Pamjet historike janë filmuar nga operatori Fatmir Çepani. Pa kameran e tij sot do të kishim vetëm gojëdhëna.
Protagonistët kryesorë ishin njerëzit e këtij vendi. Minatorë, hidraulikë, shoferë, studentë, profesorë, qytetarë të lodhur nga diktatura e varfërisë.
PD lindi për të sjellë shpresë dhe ndryshim. Bashkë me njerëzit e këtij vendi, ne do të sjellim ditë më të mira për ju dhe Shqipërinë. Më 25 prill, Shqipëria fiton!